Kush do të jetë finalist për shpërblimin në “MIX për MIX”?

Të mërkuren e 3 gushtit është mbajtur gjysëmfinalja e parë e “Mix për Mix” e udhëhequr nga gazetari Valon Dervisholli. Ndërsa të enjten e 4 gushtit në ora 18:00 do të mbahet gjysëmfinalja e dytë

“Mix për Mix”, është emision kuiz i cili i ka zakonisht dy të ftuar lojtarë-kundërshtarë.

Ky emision si shpërblim ka vendosur ta dërgojë në pushim nje çift në bregdetin shqiptar një javë nën sporizim të Tanushaj Beach Resort dhe Radio Dukagjini.

Në gjysëm finalen e parë që ishte të mërkurën e 3 gushtit, i ftuar ishte Semedin Berisha nga Fushë Kosova dhe Jetlira Ajeti nga Gjilani.

Loja mes tyre ishte mjaft interesante por, që fitues doli Samedin Berisha.

Rezultati i tyre ishte: 75 pikë për Berishën kurse 25 pikë për Ajetin.

Për Jetlira Ajetin edhe pse nuk doli fituese në kuiz, Radio Dukagjini i dhuroi voucher në vlerë të 25 eurove dhe nje tretman të lëkurës nga “Brillo Aesthetic”.

Ndërsa Samedin Berisha shkon në finale që do mbahet me 5 gusht, dhe po ashtu fitues i 25 eurove.

Ndërsa Gjysmefinalja e dytë mbahet të enjtën e 4 Gushtit, ku fituesi i garës që do të jetë sot do të shkojë në finale me gjysëmfinalistin e parë Samedin Berishën.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika