Kush do të jetë selektori i ardhshëm i Kosovës?

Ish-futbollisti, Taulant Dajaku dhe opinionisti, Alban Lumi, kanë thënë se selektori i ardhshëm i Kosovës duhet të ketë autoritet dhe se duhet t'i ketë kriteret bazë

Ish-futbollisti, Taulant Dajaku dhe opinionisti, Alban Lumi

Ish-futbollisti, Taulant Dajaku dhe opinionisti, Alban Lumi, ishin të ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini për të diskutuar se kush do të jetë selektor i ardhshëm i Kosovës.

Opinionisti Alban Lumi ka thënë se për tu zgjedhur selektor i Kosovës duhet të jenë kriteret bazë dhe se selektori i zgjedhur duhet të jetë me autoritet.

“Ata që vendosin për këtë punë kanë vendosur që kriteri të jetë i tillë, që të jetë një selektor i ardhshëm me autoritet, ndonjë selektor i ardhshëm që ka përvojë. Po besoj që duhet një si profili i Morenos”, ka thënë Lumi.

Ai është shprehur se duhet të zgjidhet një selektor me përvojë jashtë vendit në mënyrë që të njëjtën përvojë ta bartë edhe në ekipin e Kosovës.

Sipas tij, në fund të janarit ose në fillim të shkurtit do të zgjidhet selektori i ardhshëm i Kosovës.

Ndërsa ish-futbollisti, Taulant Dajaku, ka thënë se pas “katër dështimeve” tashmë e kemi kuptuar që selektorët e zgjedhur më herët nuk i kanë pasur kriteret bazë.

“Puna e selektorit është shumë kompleksive, i duhet dikush që vjen dhe e ka kohën e duhur të punojë sepse nuk ndodhë vetëm në ato ditët që janë grumbullimet, prandaj do të duhej të zgjidhej selektori që tani. Sepse në planin e vet, ekipen e vet mund të punojë në shumë dimensione”, ka thënë Dajaku.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme të bëhet ndërtimi i një strukture funksionale të ekipit Kosovar.

“Nuk është çështja tek emri i trajnerit, është tek ndërtimi i një strukture funksionale dhe të vërtetë”, ka thënë ish-futbollisti.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika