Kush duhet të japë përgjegjësi për mashtrimin në të cilin ra Kurti?

Ish-zëvendës shefi i kabinetit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Ardian Arifaj ka treguar se si shkojnë procedurat kur kryeministri ose presidenti kanë biseda telefonike, që për mashtrimin ndaj Kurtit fajtor lë kabinetin. Ndërkaq nga qeveria nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje nëse dikush ka dhënë përgjegjësi për këtë mashtrim

Albin Kurti ra në mashtrimin e komedianëve rusë por deri tani nga institucioni që udhëheq folën vetëm me anë të një pranimi me një postim në faqen e Qeverisë së Kosovës.

Por, nga kabineti i tij nuk kthyen përgjigje për televizionin në lidhje me hapat ose nëse dikush deri tani ka dhënë përgjegjësi përmes dorëheqjes apo edhe shkarkuar për këtë lëshim.

Ardian Arifaj, ish-zëvendës shefi i kabinetit të ish-presidentit Hashim Thaçi që kishin parandaluar një mashtrim të tillë, tregon se si veprohet në raste të tilla.

”Aranzhohen në mes dy kabineteve, më së pari kabinetet realizojnë lidhjen direkte, e thërrasin njëri-tjetrin, flasin përshëndetën, e vetëm kur janë gati atëherë të dy zyrtarët këtë rast presidentet i kalohet telefoni, dhe pastaj e vazhdojnë bisedën”, ka thënë Ardian Arifaj, Ish-zëvendës shefi i kabinetit të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Kështu tha që kanë zbuluar atëherë që ndaj Thaçit, po provohet të bëhet një mashtrim i tillë.

Arifaj nuk dëshiron të komenton atë së si eventualisht kanë rënë pre kabineti i Kurtit, dhe thotë se mbetët vetëm në vullnetin e tyre dhe kryeministrit nëse do të marrë masa.

Ajo i takon kabinetit me vendos me gjet se si ka ndodhë dhe si do e trajtojnë këtë, neve si qytetarë na mbetet me gjyku vetëm faktin që ka ndodh dhe me faktin se nuk duhet me u përsërit, dhe jo me faktin se ka ndodh por me çfarë tone është fol në atë bisedë”, ka thënë Ardian Arifaj, Ish-zëvendës shefi i kabinetit të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Pikërisht për këtë edhe mori kritikat më të shumta kryeministri Kurti, jo se ra pre e mashtrimit por për përmbajtjen e bisedës me atë që mendonte se është presidenti i Letonisë.

Aty Kurti, kritikonte opozitën, mediat e madje edhe administratën amerikane për qasjen ndaj vendit por veçanërisht ndaj tij duke folur në disa raste në veten e parë, sikurse kur thotë se ‘të gjithë janë kundër tij për 4 vjet’.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika