Mimoza Paja u qëllua për vdekje mbrëmjen e së dielës në zonën e Don Boskos në Tiranë, gjatë orarit të punës si banakiere në një lokal.
Gruaja ka qenë duke shërbyer, kur dy autorë dyshohet se kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt lokalit. Shenjestra dyshohet se ka qenë xhaxhai i pronarit të lokalit, Fatjon Muratit, i dënuar për municione dhe armëmbajtje pa leje, raporton Top Channel.
Të plagosur kanë mbetur dhe pesë persona të tjerë, ndërsa një fëmijë është lënduar nga ciflat e xhamit.