Rexhep Hajredini, muezini 98-vjeçar nga fshati Kuk i Opojës, edhe pse në moshë të shtyer ende vazhdon të agjerojë Ramazanin, t’i falë pesë vaktet dhe ta thërras Ezanin.
Hajredini, nuk ndahet asnjë ditë nga xhamia, qysh para 60-viteve ai jo vetëm që i falë pesë vaktet, por vazhdon edhe ta thërras Ezanin, nuk e ndalë askush e asgjë vetëm në rast të ndonjë sëmundje, të cilat nuk janë fare të shpesha tek ai.
Ndonëse 98-vjeçar, Rexhep Hajredini që nga mosha 7-vjeçare e agjëron Ramazanin, nuk i duket i vështirë, e ka vullnetin dhe po e kalon mjaftë lehtë, edhe këtë vit.
Mësusei i tij i parë ishte Hafiz Mehmeti, të cilin nuk e harron asnjëherë, ndonëse ka përcjellur shumë imam të tjerë.
Rexhep Hajredini ka qenë edhe në Çabe pesë herë, dy herë me gruan dhe tre herë vetëm, vend të cilin thotë e shoh edhe ëndërr.
“Ditë më të mira se tani që jemi shliruar nga dyshmanët nuk kemi pasur asnjëherë, agjërimi muaji i shenjtë i Ramazanit urime për të gjithë besimtarët”, ishte mesazhi i tij i fundit.