Kush është Aleksandër Vlajiq me nofkën “snajper”, i arrestuar për spiunazh? Flet ish-hetuesi i policisë

Murat Mehmeti, ish-hetues i Policisë së Kosovës, ka zbuluar detaje të rëndësishme rreth Aleksandër Vlajiq, shtetas serb i Kosovës, i arrestuar për spiunazh.

Mehmeti ka treguar në “Debat Plus” se Vlajiq është një ish-koleg i tij, me të cilin, ka punuar për rreth 10 vjet në Mitrovicë.

“Është një ish-koleg i imi që kemi punuar rreth 10 vite në Mitrovicë, është rekrutuar pas viti 2002, ka qenë strukturë e roje veturës dhe në dosjen e KFOR-it e ka nofkën snajper, është rekrutuar nga Policia e UMNIK-ut dhe ka kryer akademinë policore në Vushtrri, pastaj ka punuar oficer patrullues, dhe për një kohë shumë të shkurtër është kyç në strukturën e inteligjencës regjionale, e cila neve që kemi qenë hetues na kanë furnizuar me informacione, natyrisht ka qenë koha kur është drejtuar nga UNMIK-u, por i njëjti ka vazhduar edhe deri në ndarjen e regjioneve. Janë ndarë dy drejtori rajonale, njëra në pjesën veriore ky ka vazhduar të punojë atje”, ka deklaruar Murati.

Ai shtoi se Vlajiq ishte i njohur si “snajper” në dosjet e KFOR-it.

Sipas Mehmeti, Vlajiq kishte lidhje me strukturat e sigurisë dhe ishte një klient i AKI-së.

“Po flas personalisht e di që ka pasur me mera të tjerë, struktura të sigurisë në atë kohë në Kosove iu kanë drejtuar me emra të tjerë. E mbaj mend që ka qenë i suksesshëm në punë, në planet e tij operative që ka punuar. Pra, me punët që i ka kryer punët BIA-s serbe, se pak e ka njohur gjuhën shqipe është i Suhodollit qytetar i Mitrovicës”, ka thënë ai.

Megjithatë, pas vitit 2010, për shkak të çështjeve të besueshmërisë, ai u transferua në Zubin Potok.

Mehmeti nuk është i sigurt nëse Vlajiq u largua vullnetarisht apo me rekomandim të strukturave.

“E di që ka qenë klient i AKI-së. Nuk e di pse është përjashtu prej Policisë së Kosovës, por e di që prej njësisë së inteligjencës për shkak të besueshmërisë mbas vitit 2010 është transferu në Zubin Potok, nuk e di nëse është larguar vetë apo me rekomandim të strukturave”, ka deklaruar ai.

Mehmeti gjithashtu përmendi një rast që ai kishte kryer me BIA-n serbe, të Bajram Asllanit, duke theksuar se Asllani ishte prezantuar si një prej personave më të rrezikshëm në Ballkan me lidhje me al-Kaidën, por që në fakt kishte një inteligjencë të kufizuar dhe ishte i varfër.

Sipas tij, këto informacione janë që nga viti 2006.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika