Bajram Begaj, i lindur më 20 mars të vitit 1967, në Rrogozhinë të Shqipërisë, është një ish-oficer ushtarak dhe politikan shqiptar, i cili u zgjodh President i Shqipërisë të shtunën e 4 qershorit.
Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Bajram Begaj u zgjodh si kandidat nga kryesia e Partisë Socialiste për kreun e shtetit në Shqipëri.
Begaj u votua nga Kuvendi i Shqipërisë për rolin e presidentit i cili u zgjodh i tillë me 78 vota pro, 4 kundër dhe një abstenim.
Begaj u diplomua në Fakultetin e Mjeksisë në degën e Mjekësisë së Përgjithshme në vitin 1989 dhe u bë oficer aktiv në specialitetin “Mjekësi” në vitin 1998, ai mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi.
Presidenti i ri i Shqipërisë gjatë karrierës 31-vjeçare ushtarake ka kryer Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen; Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë, Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji, Kursin e menaxhimit spitalor dhe Kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe Kursin epecializimit në fushën e mjekësisë dhe Kursin e Shëndetësisë, në Greqi.
Gjithashtu Gjeneral Major Begaj ka drejtuar stërvitjen ushtarake “Defender Europe 2021” dhe është një nga emrat, i cili gëzon konsideratë të lartë nga SHBA-të.
Në Forcat e Armatosura Bajram Begaj ka mbajtur një sërë detyrash, mes të cilave ai ka qenë Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, Drejtor i Spitalit Ushtarak, Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor dhe Kryeinspektor, poashtu edhe Këshilltar i Inspektoriatit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar.
Si ndodhi zgjedhja e Bajram Begaj për President
Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë bëri publik emrin e kandidatit zyrtar të mazhorancës për President të Republikës së Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Begaj-n si “shëmbëlltyra e atij normaliteti, e asaj qytetarie, e sensit të shërbimit ndaj vendit dhe njerëzve të këtij vendi, për të cilin ajo zyrë ka një nevojë urgjente”.
Begaj është presidenti i tretë i Republikës së Shqipërisë i cili vjen nga bota ushtarake.
Rama ka sqaruar se, në fillim janë përjashtuar emrat e ardhur nga grupi parlamentar dhe ato të arudhur nga jeta politike.
“Ne duhet t’u japin shqiptarëve një president që nuk ka karrierë në PS”, ka thënë Rama.
Të shtunën e 4 qershorit Bajram Begaj u zgjodh President i Shqipërisë i cili do të qëndrojë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme.