Kush është fajtor për rezultatet e testit “PISA 2022”?

Të martën e pesë dhjetorit janë publikuar rezultatet e testit të “PISA 2022”, ku Kosova është renditur në pozitën e 76-të për lexim me 342 pikë në total, në vendin e 77-të për shkencë me 357 pikë dhe në vendin e 74-të me 355 pikë për matematikë nga 80 vende të botës si pjesëmarrëse.

Dhe rreth këtij rezultati të dobët të paraqitur nga nxënësit në testin “PISA 2022” dhe pa ndonjë përmirësim të theksuar, të ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini janë: Gramos Buçinca nga ORCA, Zoja Konjufca-mësimdhënëse, Sejdi Gashi-mësimdhënës universitar si dhe Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut.

Gramos Buçinca ka komentuar rezultatet e “PISA 2022” dhe deklaratën e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, duke thënë se pozicionimi i vendit tonë pothuajse në fund të listës së 80-pjesëmarrësve është diçka e papranuar.

Gramos Buçinca nga ORCA

Madje, Buçinca ka theksuar se “rezultate më të dobët nuk ka pasur në historinë e Kosovës” dhe “nëse qetash nuk është momenti që qeveria me qitë arsimin në prioritet të parë, atëherë kur ka me qenë e gatshme me paraqitë suksese, pas më shumë se 24 vjet çlirim nga lufta e fundit”.

Ndërsa, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit i nevojitet një “front i përbashkët” në mes të ekspertëve të MASHT-it, ekspertëve të tjerë të vendit si dhe SBASHK-ut me përfaqësues të prindërve.

“Duhet të bëhet një front i përbashkët mes ekspertëve të MASHT-it, ekspertët e tjerë, SBASHK-u dhe përfaqësues të prindërve. Nëse bëjmë me gisht andej-këndej për të gjetur fajtorin, frika ekziston se mos del Kosova sikurse herave të kaluara. Askush nuk ndjehet mirë me këtë rezultat të publikuar.  Duhet të ulemi dhe të bëjmë përpjekje që të mos fyhet epiteti ‘mësues’.”, ka shtuar Jashari.

Sipas Jasharit, nevojitet digjitalizimi i objekteve arsimore dhe jo të kemi metodën e “shkumësit dhe shpuzës”, dhe një “kurrikulë që nuk është e analizuar si duhet”.

Rrahman Jasharaj, kreu i SBAShK

“Kemi një betejë për dije, ku shkollat për nga jashtë duken të bukura dhe që brenda janë të zbrazëta. Si arsyetim që mësimin e bëjmë me shkumës e shpuzë. Mësuesi ka mbetur vetëm në këtë betejë”, ka shtuar Jasharaj.

Madje, Jashari ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti lidhur me metodën tradicionale të të mësuarit, duke theksuar se “shkollave të vendit i duhet dixhitalizimi, me projektor e laptop që të sigurohet rezultatet pozitive në gara botërore”.

Zoja Konjufca, mësimdhënëse ka thënë se shkollave në vend mungon jo vetëm insfrastuktura por edhe motivi si nga ana e nxënësve ashtu edhe mësimdhënësve.

“Jo vetëm që mungon infrastruktura në ambientet shkollore por mungon edhe motivi si tek nxënësit ashtu edhe tek mësimdhënësve. Nuk e preki figurën e dyve të përmendur. Thjeshtë nuk ka motiv dhe nuk ka atmosferë garuese. Pjesa më e mirë në arsimim është nga klasa e 1-5, që mësuesit kanë garë mes njëra-tjetrës”, ka theksuar Konjufca.

Zoja Konjufca, Mësimdhënëse

Edhe mësimdhënësi universitar, Sejdi Gashi ka theksuar se arsyeja kryesore e dështimit në testin “PISA 2022″ është mos interesimi institucional për të shpallur arsimin interes nacional.

“Një situate vërtetë shqetësuese, sepse institucionet e vendit nuk kanë marrë mundin as më të voglin që të shpallin interes nacional dhe bërje e një strategjie të mirëfilltë”, ka theksuar Gashi.

Mesimdhenes universitar, Sejdi Gashi

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika