I ftuar në emisonin “Dueli Botëror”, Gramoz Vokrri ka folur rreth “fuqisë” të cilën e ka kombëtarja e Francës.
Ai tha se “ Franca është favorit i padiskutueshëm në mesin e dy – tri kombëtarëve tjera”.
Vokrri po ashtu potencoi se “mbetet të shihet nëse munden me e mbajtë tempon e njëjtë për shkak të lëndimeve të shumta”.
Kjo është vetëm nata e katërt e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.