Kombëtarja e Kosovës ka shumë pak gjasa të kualifikohet në Kampionatin Evropian 2024, pavarësisht se ky kishte qenë objektivi i ‘Dardanëve’ në fillim të kampanjës kualifikuese.
Përveç kësaj, kohëve të fundit janë larguar edhe shumë futbollistë, në drejtim të Shqipërisë dhe Kombëtareve tjera.
Se kush është përgjegjës për këto “dështime” të Kosovës mund të përgjigjeni në sondazhin e emisionit ‘Dueli Sportiv’.
Opsionet janë kryetari Agim Ademi dhe Komiteti Ekzekutiv – selektorët dhe menaxhmenti – lojtarët.
Rezultati i sondazhit do të publikohet sonte gjatë emisionit më të shikuar të sportit në vendin tonë.
Më poshtë mund të zgjedhni njërën nga opsionet.