Në shtator të vitit të kaluar, një megavat energji elektrike ka kushtuar rreth 140 euro.
Por, krejt situatë tjetër është në këtë vit, ku për sasinë e njejtë të energjisë, çmimi në bursën ndërkombëtare është pesëfish më i madh.
Ndërkohë, ditëve të fundit, Korporata Energjetike e Kosovës, po prodhon mjaftueshëm energji për të mbuluar nevojën e konsumit në Kosovë, mirëpo një e tillë nuk mund parashihet të zgjasë shumë.
Është zëdhënsi i KEDS-it, Viktor Buzhala i cili edhe ka paralajmëruar një dimër shumë të vështirë sa i përketë fushës energjetike.
“Në bazë të indikacioneve vërehet se do të jetë shumë vështirë, çmimet janë në tavan qysh tash, indikacionet flasin vetë, do të hyjmë në një dimër shumë shumë të vështirë, nëse cmimi i improtit të energjisë sic po parashihet, ne do të bëjmë prapë kerkësë të ZrrE, për rritje të tarifave”, ka thënë Viktor Buzhala, nga KEDS.
Edhe pse KEDS dhe KESCO janë përgjegjësit kryesor për sigurimin dhe furnizimin me energji elektrike në gjithë Kosovën, Buzhala thotë se kjo ka renë poshte pas masave emergjente të energjisë.
Buzhala ka thënë se “në Kosovë sidomos në situata emergjente në kriza globale, nuk ka një përgjegjës për furinizimin e energjisë, pra nuk është KESCO përgjegjës, të gjitha institucionet duhet të bëhen bashkë, madje edhe populli duhet të jetë bashkëpunues për të kaluar këtë fazë”
Ndërkohë Dardan Abazi, nga Instituti për Politika Zhvillimore thotë se reduktimet e energjisë elektrike do të jenë të pashamngshme gjatë dimrit.
“KESCO e kanë obligim, mund dhe duhet të furnizojnë tregun me energji 24 orë, nga çmimet e imprortit të rrymës që gjatë dimrit do të jenë shumë të shtrenjta, mirëpo pastaj të njetit do të kërkojnë rritje të tarfiave të energjisë elektrike, pra përgjegjësia është mbi KESCO-n, mirpo shteti ka vendosur që kur çmimet e importit janë të papërballushem, ajo do të paguhet me terr e jo me faturë të energjisë elektrike”, ka thënë Abazi, nga INDEP.
Në fund të muajit gusht, KESCO ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, shtrenjtimin e energjisë elektrike, mirëpo nga ky i fundit ende nuk është marrur një vendim.