Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se qytetari nga fshati Poliçkë i Komunës së Kamenicës, e ka braktisur Londrën pas 15 viteve dhe sipas Pecit ai është rikthye për të investuar në Kosovë.
Ministrit i Bujqësisë ka thënë se Liridon Rudaku ka në pronësi të tij pularinë e cila numëron më shumë se 6000 pula.
“Sektori i pularisë, është një sektor me potencial për zhvillim ekonomik, gjë që edhe kthimi i Liridonit për të investuar pikërisht këtu na e dëshmon këtë”, ka thënë Peci.
“Ne e përkrahim këtë sektor përmes pagesave direkte / subvencioneve për herë të parë këtë vit dhe njëherit përmes Programit për Zhvillim Rural / Granteve”, ka shkruar ai në FaceBook.
Më poshtë mund lexoni postimin e plotë të ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit.
Liridon Rudaku nga fshati Poliçkë i Komunës së Kamenicës, la Londrën pas 15 viteve dhe u kthye për të investuar në vendlindjen e të parëve të tij.
Ai ka në pronësi të tij pularinë e cila numëron më shumë se 6000 pula.
Ne e përkrahim këtë sektor përmes pagesave direkte / subvencioneve për herë të parë këtë vit dhe njëherit përmes Programit për Zhvillim Rural / Granteve.
Sektori i pularisë, është një sektor me potencial për zhvillim ekonomik, gjë që edhe kthimi i Liridonit për të investuar pikërisht këtu na e dëshmon këtë.
Tek Liridoni pashë një punëtor pasionant dhe krenar për veprimtarinë e tij, andaj i ikurajoj të gjithë të rinjtë që ta ndjekin shembullim e tij.