Bashkim Evropian(BE) ia ka besuar detyrën një eurodeputeti nga Ballkanin Perëndimor(BP), Tonino Picula. Detyrat e tij do të jenë në lidhje me zgjerimin e Unionit Evropian. Ai do t’i hartojë strategjitë për BE-në, të cilat do t’ia propozojë PE-së.
Ndërsa, PE-ja e ka për obligimi që strategjitë të cilat rrjedhin nga eurodeputeti ballkanas me origjinë kroate, t’i dërgojë në Këshillin e Evropës(KiE), Komisionin Evropian(KE) si edhe në zyrën e përfaqësuesit të lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë.
Ndërkaq, sa i përket zgjerimit të Bashkimit Evropian, në vitet e fundit vëmendja është përqendruar në Ballkanin Perëndimor.
Marrjen e kësaj detyre nga Tonino Picula, e ka bërë të ditur partia e tij, nëpërmjet një postimi në Twitter, ku ka shkruar se “i është besuar një nga detyrat më të rëndësishme për politikën e jashtme dhe të sigurisë – ai është emëruar raportues për strategjinë e re të zgjerimit të BE-së”.
Tutje, Partia Social Demokratike e Kroacisë ka treguar për anëtarin e tyre, se çfarë funksioni do të këtë në PE. “Detyra e tij do të jetë të formulojë një propozim për një strategji të re të zgjerimit të BE-së”.
Pas caktimit të tij në këtë rol, me rëndësi të veçantë për rajonin nga ai vetë vjen, Picula theksoi se propozimi fuqizon qartësisht vlerën e politikave të zgjerimit, si një pjesë strategjike e investimit në sigurinë dhe prosperitetit të Evropës.
Po ashtu, ai nënvizoi edhe faktin se pikërisht kjo politikë zgjerimi, ka filluar të japë rezultate të qarta në sigurinë e paqes në disa rajone, të cilat më parë kanë qenë në luftë.
“Zgjerimi është instrumenti më i efektshëm i politikës së jashtme evropiane”, ka thënë Picula.
Našem @TPicula povjeren je jedan od najznačajnijih zadataka za vanjsku i sigurnosnu politiku – imenovan je izvjestiteljem za novu strategiju proširenja EU! 👏💪
Njegov posao bit će formulirati prijedlog nove strategije proširenja Europske unije. #politikahr pic.twitter.com/h1JPGOhwZ2
— SDP Hrvatske (@SDPHrvatske) June 26, 2022
Ndërkohë, këtë rol Picual e ka konsideruar si shumë të rëndësishëm, jo vetëm për 6 vendet e Ballkanit, të cilat po synojnë anëtarsimin në BE, por dhe për vetë shtetin e tij, Kroacinë.
“Kjo gjë është me shumë rëndësi edhe për Kroacinë, nga unë vij, sepse për sa kohë nuk i kemi fqinjët tanë si pjesë e BE-së, nuk do ta kemi të mundur të shfrytëzojmë e të përdorim plotësisht gjithë benefitet e anëtarësimit”, ka theksuar ai.
Ai ka kërkuar në mënyrë të veçantë që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’iu njihet puna e tyre drejt Bashkimi Evropian, duke thënë se “duhet të njihen meritat e arritjeve të këtyre dy shteteve në Ballkanin Perëndimor”.
Sa i përket Kosovës, ai po ashtu theksoi se liberalizimi i vizave duhet të ndodhë menjëherë dhe pa pasur shtyrje në afate.
Mbi Bosnjë dhe Hercegovinën, Picula deklaroi se duhet të shtyhet përpara për hapjen e negociatave.
Ndërsa, për Malin e Zi ka thënë se është një ndër shtetet që ka avancuar më shumë në rrugën drejt BE-së.