LVV fituese e zgjedhjeve me rënie të dukshme
Levizja Vetëvendosje (LVV) ka humbur një pjesë të mbështetjes, duke rënë nga 438,335 vota (50.28%) në vitin 2021 në 311,907 vota (41%) këtë vit. Ky rezultat tregon një rënie të dukshme, por kjo nuk do të thotë se populli ka humbur besimin në LVV. Ka shumë faktorë që mund të kenë ndikuar në këtë rënie: pritshmëritë e larta që nuk janë realizuar plotësisht, rritja e opozitës dhe mungesa e angazhimit të Vjosa Osmanit, si një nga figurat kyçe që kishte ndihmuar shumë në fitoren e vitit 2021.
Megjithatë, LVV mbetet ende forca e parë politike, dhe do të shohim se si do të ndikojnë votat e diasporës në përfundim. Rënia e mbështetjes duhet të jetë një sinjal për reflektim.
PDK: Fituese morale me rritje të fuqishme
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka treguar një rritje të fuqishme duke kaluar nga 148,285 vota (17.09%) në vitin 2021 në 170,198 vota (22.37%) këtë vit. Kjo është një arritje e madhe, duke pasur parasysh se PDK nuk ka pasur pushtet gjatë kësaj periudhe dhe ka kaluar në një periudhë të vështirë, me shumë themeluesit dhe ish-liderët e saj që janë duke u gjykuar në Hagë. Rritja e PDK-së është një sinjal i fuqizimit të opozitës dhe tregon se kjo parti ka arritur të ruajë mbështetjen e saj besnike dhe madje të rrisë atë.

LDK: Rritje e vogël, krahas një angazhimi të madh
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka arritur një rritje të vogël duke kaluar nga 110,985 vota (12.73%) në vitin 2021 në 133,693 vota (17.57%) këtë vit. Edhe pse ka një rritje, kjo ka qenë më e vogël se pritej, dhe shumë mbështetës po prisnin një rilindje të fuqishme pas humbjes së thellë në 2021. LDK duhet të reflektojë dhe të zhvillojë tutje një strategji më të fortë për të rikthyer besimin e qytetarëve sepse LDK nuk është subjekt që dorëzohet.
AAK & Nisma, bBashkimi që nuk krijoi Sinergji
AAK dhe Nisma Socialdemokrate u bashkuan në një koalicion parazgjedhor dhe morën 57,539 vota (7.56%), një rezultat që është më i ulët krahasuar me totalin e votave që ato kishin në 2021, që ishin 84,108 vota (62,111 për AAK dhe 21,997 për Nisma). Ky bashkim ka sjellë një rënie të mbështetjes prej 26,569 votash në marrim për bazë votat që kishin nga vitit 2021 ku garuan ndaras. Kjo tregon se koalicioni nuk ka arritur të krijojë sinergji dhe nuk ka ofruar një alternativë të besueshme për qytetarët. Ky koalicion duhet të rishikojë strategjinë dhe të bëjë ndryshime për të rritur mbështetjen.
Koalicioni për Familjen, Ndoshta kauza më e mirë, por me mbështetjen më të ulët
Koalicioni për Familjen, i cili kishte një kauzë të rëndësishme për mbrojtjen e vlerave familjare, ka arritur të marrë vetëm 17,505 vota (2.30%). Ky rezultat është një shifër shumë e ulët, duke pasur parasysh se ata kishin një kauzë të fuqishme për një shoqëri me shumicë besimi islam si Kosova. Megjithatë, ky koalicion ishte më shumë një nismë qytetare sesa një subjekt i fortë politik me struktura të konsoliduara. Nisma të tilla shpesh kanë shumë vështirësi për të mobilizuar dhe tërhequr një mbështetje të gjerë por kauza e tyre sigurisht nuk ndalet! Pra, zgjedhjet e 9 shkurtit kanë treguar një ndryshim të madh në balancën politike të Kosovës. LVV ka humbur mbështetje, por mbetet ende forca e parë, PDK ka shënuar një rritje të madhe, ndërsa LDK dhe koalicionet e tjera kanë pasur përparime të vogla. Nëse partitë duan të rriten dhe të ruajnë mbështetje, ato duhet të reflektojnë dhe të adaptohen për të ofruar më shumë mundësi dhe ide që përputhen me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve. Do të jetë interesante të shohim se si këto ndryshime ndikojnë në formimin e qeverisë dhe politikat e ardhshme të vendit tonë. #Zgjedhjet2025 #Politikë #Kosova2025 #Analiza.