Kush i ka meritat më të mëdha për sukseset e Ballkanit? Kështu votoi presidenti i Dritës, Valon Murseli, në sondazhin e ‘Duelit Sportiv’

Presidenti i Dritës, Valon Murseli, ka votuar për trajnerin, Ilir Daja, në pyetjen e sondazhit të 'Duelit Sportiv' se kush i ka meritat më të mëdha për sukseset e skuadrës së Ballkanit

Pyetja që iu parashtrua mbrëmë shikuesve të emisionit ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini ishte se kush i ka meritat më të mëdha për sukseset e Ballkanit.

Opsionet ishin drejtuesit, futbollistët apo trajneri Ilir Daja.

Në këtë sondazh votuan rreth 4.500 mijë persona, ku shumica menduan se Daja është më meritori për sukseset e Ballkanit.

Në mesin e votuesve për trajnerin nga Shqipëria ishte edhe presidenti i Dritës, Valon Murseli. Vota e tij për Dajën u diskutua mes panelistëve gjatë emisionit.

“Ai udhëheqë me Dritën shumë gjatë dhe siç duket po mendon që fjalën kryesore e ka trajneri,” tha trajneri Bylbyl Sokoli.

Teksa, votën e Murselit e komentoi edhe trajneri i Phoenix, Faruk Statovci.

“Valoni e dinë shumë mirë se pa Valonin trajneri nuk qëndron te Drita, sepse ky i jep paratë. Nëse nuk ia jep paratë, ta shohim a po qëndron Akis Vavalis një javë ditë,” tha ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika