Tapeti i kuq i Oscars është padyshim ngjarja më e rëndësishme në botën e artit dhe filmit, me yjet që pozojnë të veshur krijimet më të mira të stilistëve. Parakalimi në tapetin e Oscar është sigurisht një pasarelë për personazhet e njohur të kinematografisë dhe artit në përgjithësi dhe për shtëpitë e mëdha të modës ku ato zgjedhin veshjet dhe aksesorët.
Më poshtë janë të rënditur yjet që shkëlqyen e yjet që ia “huqen” me veshje në këtë mbrëmje magjike.
America Ferrera, në garë për aktoren më të mirë në rol dytësor për performancën e saj në Barbie, dukej bukur në rozë e veshur me këtë fustan vezullues Versace dhe gjerdan me jakë të zbukuruar.

Aktorja e Dune 2, Anya Taylor-Joy kishte veshur një fustan Dior pa rripa argjendi me një fund të skalitur teksa ecën në tapetin e kuq.

Ryan Gosling, i cili do të performojë këngën e nominuar për Oscar I’m Just Ken nga Barbie gjatë eventit të mbrëmjes, veshi një kostum të zi dhe me një jakë të hapur.

Ylli i popit Ariana Grande, e cila luan në adaptimin e këtij viti në film të muzikalit Wicked, e kanalizon personazhin e saj Glinda me këtë fustan ngjyrë rozë të butë me zbukurime dramatike rreth belit.

Ylli dhe producentja e Barbie, Margot Robbie, për çmimin për filmin më të mirë këtë mbrëmje, shkëlqeu me një fustan të zi elegant të mbledhur në bel.

Jennifer Lawrence, e cila së fundmi luajti në komedinë e vitit 2023 No Hard Feelings , veshi një fustan me pika të modës së lartë Dior me një shall të ngjashëm.

Cynthia Erivo kishe të veshur një fustan në ngjyrë të gjelbër të cilin e kishte kombinuar bashkë me thonjët por që duket që ia huqi pak.

Justine Tried duket që veshjen që zgjedhi nuk ishte e duhura për tapetin e kuq.

Laura Kapman në çantën që mbante në duar kishe çokollada të cilat i hedhte drejtë turmës, por që sa i përket veshjes duket që nuk i pëlqeu turmës.
