Kush janë kandidatët për pozitën e një anëtari në Këshillin Prokurorial të Kosovës?

Alban Muriqi, Memli Ymeri, Visar Krasniqi dhe Granit Zeka janë emrat e kandidatëve të nominuar, të cilët do të jenë në garë për t’u zgjedhur anëtar në KPK

Këshilli Prokurorial i Kosovës

Alban Muriqi, Memli Ymeri, Visar Krasniqi dhe Granit Zeka janë emrat e kandidatëve të nominuar, të cilët do të jenë në garë për t’u zgjedhur anëtar në Këshillin Prokurorial të Kosovës, e të cilët janë përfaqësues nga shoqëria civile, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, do të mblidhet sot (e martë), me fillim në ora 13:00, në mbledhjen e parë të sesionit pranveror, ku njëra ndër pikat do të jetë edhe formimi i grupit punues për shqyrtimin e aplikacioneve të kandidatëve për anëtar të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Sipas Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, brenda 15 ditëve nga përfundimi i afatit për aplikim, Komisioni për Legjislacion do të vlerësojë nëse kandidatët i plotësojnë kushtet për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit, me të drejtën edhe të hedhjes poshtë të kandidaturave që nuk i plotësojnë kushtet e përcaktuara me konkurs.

Pas këtij procesi zhvillohen intervistat, dhe në bazë të rezultateve në këto intervista, përgatitet lista e ngushtë prej dy kandidatëve  i propozohen Kuvendit për votim.

Votimi për njërin nga kandidatët e propozuar nga Komisioni bëhet në mënyrë të fshehtë.

 raundin e parë, për t’u cilësuar votim i suksesshëm duhet që njëri nga kandidatët e propozuar t’i marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm dhe që votojnë.

Nëse asnjëri nuk i merr këto vota, atëherë zhvillohet raundi i dytë ku anëtar i KPK nga radhët e shoqërisë civile zgjedhet kandidati  merr numrin më të madh të votave.

Ndryshe, në KPK nuk është zgjedhur anëtari nga radhët e shoqërisë civile që nga janari i vitit 2016, kur ish-anëtarit të këtij Këshilli nga radhët e shoqërisë civile, Florent Muçaj, në mënyrë të kundërligjshme i ishte ndërprerë mandati nga KPK.

Kundërligjshmëria e ndërprerjes së këtij mandati u konfirmua edhe nga Gjykata./BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika