Kush janë udbashët e përmendur nga Xhavit Zariqi në “Debat Plus”?

Ish-i burgosuri politik, Xhavit Zariqi, ka rrëfyer ekskluzivisht “torturat çnjerëzore dhe më të tmerrshmet të kryera mbi trupin e tij nga disa pjesëtarë të UDB-së, e që ishin shqiptarët Lutfi Ajazi, Fadil Hyseni, Izet Imeri dhe Enver Polloviqi.

Ndërsa Fadil Hoti, Bajram Jakaj, Astrit Koshi, Adem Imeri  janë disa nga emrat që ishin pjesë e Drejtorisë/Agjencisë së Sigurimit Shtetëror, e njohur si UDB-ja, por që nuk kanë ushtruar dhunë e torturë fizike ndaj Zariqit.

Zariqi në emisionin “Debat Plus” ka thënë se torturat më të tmerrshme i ka përjetuar nga dhuna fizike e udbashit, Lutfi Ajazit dhe 3-4 të tjerë që nuk i njehë dhe nuk ia di as emrat, por që aq çnjerëzore ka qenë dhuna, saqë “i ka pëlcitur gjaku nga këmbët e tij”.

“Përjetimi më i ashpër, pas dy muaj e gjysmë, Kur Luta apo i thirrshin Shtrumfi. A din çka thojshin. Fol se kur vjen Shtrumfi, e din çka kanë ndodh, Edhe vërtet, pas dy muaj e gjysmë, gjithë natën, por as mëngjesin nuk e kam zënë me kohë me hanger, por ky Luta bashkë me tre-katër të tjerë, emrat nuk ia di. Por Luta ka qenë kryesor. Mu kanë pas bërë këmbët derisa më ka pëlsit gjaku”, vijoi ai.

Zariqi për Adem Imerin (i njohur si Goga) si udbash ka thënë se metoda e tij e dhunës ka qenë psikologjike dhe me fyerje e ofendime nga më të ndryshmet. Ndërsa Enver Polloviqi e ka keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht.

“Adem Imeri i njohur si Goga nuk më ka keqtrajtuar. Më ka intervistuar rreth 1 javë. Ka përdorur një stil ose metodë tjetër, ose lutjes të ofrimit të kushteve, pse me nejt ti në burg. Ti je në burg, me trego ku gjinden këta. Çfarë veprimtarie ke bërë me ta. Dhunë direkte ska përdorë.

Enver Polloviqi, m’ka keqtrajtuar, m’ka ra me shuplaka, me shufra gome ose pendrek. Edhe ka fyer. Ka përdorë dhunën fizike në kuptimin se a di kush jam unë, a di kush është jugosllavia, A din çfarë pushteti don me luftu ti. Kush je ti me luftu Jugosllavinë. Ka përdorë dhunë fizike. Ka qenë tmerr, se nuk kam mundur as bukë me hëngër, s’ke mujt me kap as lugë. Nga goditjet ka pëlcit gjaku, edhe këmbët. Dy muaj a tre nuk kam mundur të mbath as këpucë, as patike, as hiç. Këmbët kanë qenë kaq. Fatkeqësisht për gjashtë muaj nuk janë ndërprerë”, vijoi Zariqi.

Madje, Zariqi ka përmendur miqësinë e tij me Bajram Jakaj si pjesë e UDB-së, pas lirimit të tij nga burgu duke thënë se ai ka qenë “njëri nga personat më korrekt dhe më pishman” të shërbimit të asaj kohe.

“Është keq mos me përmend, Bajram Jakaj, ka qenë inspektori i Sigurimit Shtetëror i njohur si UDB-ja, më korrekti dhe më pishmani që ka qenë aty. Pasi më ka njoftuar pas lirimit tim nga burgu, kam ndejt me të, jam shoqëruar me të, unë jam takuar me të, kam pirë kafe. Jam ende shok me të, edhe pse është keq me shëndet. Ka qenë shumë korrekt.

Kur Fadili me një udbash tjetër doli në koridor, më tha Bajrami: Ke vendos mos me fol, mos fol. E për me dëshmu që ka qenë shqiptar i mirë, por që është gjetur. Pas vitit 1991, ai ka qenë shumë i interesuar dhe ka punuar për të organizuar luftën kundër Serbisë. Shpesh, bashkë me Elmi Reçicën dhe Bajram Jakaj kemi bërë plane se si duhet të organizohet lufta, ku duhet të përqëndrohet Ferizaji në luftë, cilin regjion, kemi pasur dy opsione: kemi pasur Jezercin dhe Bjeshkët e Zhegovcit. Dhe ishte propozimi dhe orientimi për Jezercin, dhe ishin male me ujë dhe pak më lehtë kalohet edhe si ushtri edhe popullatë. Dhe për ta dëshmuar këtë, Bajram Jakaj është arrestuar, keqtrajtuar dhe maltretuar jashtëzakonisht shumë”, vijoi Zariqi.

Emrat e përmendur nga ish-i burgosuri politik, Xhavit Zariqi:

  • Nevruz [mbiemri nuk ia di]
  • Fadil Hoti [ udbash korrekt]
  • Lufti Ajazi [udbashi më brutal]
  • Astrit Koshi [ udbash korrekt]
  • Izet Imeri [udbash]
  • Fadil Hyseni [udbash]
  • Bajram Jakaj [Inspektor korrekt]
  • Adem Imeri (GOGA) [udbash korrekt, vetëm dhunë psikologjike, nuk perdori dhunë direkte]
  • Enver Polloviqi [udbash brutal dhe ofendues]

Zariqi ka qenë i dënuar me 1 vit e gjysmë për veprimtarinë e tij politike.

Në dënimin e tij, ka qenë gjykatës, Shefki Syla dhe prokuror Elmi Zhitia.

Zariqi theksoi se fatkeqësisht edhe gjykatësi edhe prokurori kanë qenë me funksione të larta në institucionet e Kosovës, bile “Elmi Zhitia si prokuror i Kosovës”.

Shija e redaktorit

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Konjufca i lumtur për vizitën e homologes shqiptare Spiropali: Kosova...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali, për marrjen e detyrës së re. Kryekuvendari në konferencën...

Osmani: 11 shtatori- ditë dhimbjeje, kujtese dhe solidariteti të palëkundur

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar sot 23-vjetorin e sulmit tragjik të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ngjarje që, sipas...

Të fundit nga rubrika