Statovci përmes një lidhje direkte në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini ka thënë se nuk dëshiron të komentojë humbjen e Llapit ndaj Trepçës’89 në Kupën e Kosovës.
Ai ka shtuar vetëm se “kush e kesh, edhe e vesh”, teksa ironizoi me shtatë zëvendësimet që ishin bërë nga Llapi në këtë takim.
“Po më vjen mirë që ka dalë një rregullë e re, me hi ka 7-8 futbollista në ndeshje, me hi kur dush, me dal kur dush. Më vjen shumë keq që Llapi është eliminuar nga Kupa, pasi Llapi nuk është i Tahir Batatinës, është i shumë njerëzve tjerë. Por, as unë nuk kisha dashur të komentoj rezultatin e tij sepse nuk ia vlen me komentu. Një fjalë te ne, ata të vjetrit kanë thënë “Kush kesh, edhe e vesh”,” tha Statovci.
Të shtunën, Tahir Batatina e kishte thumbuar Faruk Statovcin pas humbjes që Phoenix e pësoi ndaj Ferizajt, me rezultat 6:0, në një ndeshje miqësore.
“Nuk e komentoj këtë rezultat, më vjen keq nuk kam fjalë”, kishte shkruar ai në postimin e Duelit Sportiv.
Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.