Kush meriton rritje të pagës prej 100 eurosh sipas Nagavcit?

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se Qeveria i kishte bërë thirrje SBASHK-ut që të mos bëjnë kërkesa të cila nuk do të mund të realizohen. Kërkesë e pa realizuar sipas tyre është rritja e pagave për të gjithë në të njëjtën mënyrë, sepse paga duhet rriten sipas nevojës dhe jo kërkesës se nuk janë të barabartë ata që marrin nga 1mijë e 500 euro rrogë me ata që marrin 500 euro, ka thënë Nagavci në Debat Plus në RTV Dukagjini

Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci

“Greva e shpallur në kuadër të BSPK-së, që të kërkohet rritje nga 100 euro si për ata që i kanë 1 mije e 500 euro rrogë si për ata që i kanë nga 500 euro, e bënë të pa mundur realizimin e kërkesës dhe nuk ka më arsyeshmëri”, këto janë mundësitë e qeverisë Kurti 2 sipas Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit.

Ministrja e Arsimit Shkencës e Teknologjisë dhe Inovacionit(MASHTI), Arbërie Nagavci, ka folur për pagat e mësimdhënësve dhe Ligjin e Pagave.

Ajo ka theksuar se Kryesia e SBASHK-ut është e njoftuar se do të ketë paga më të mira se në projektligjin e Qeverisë Haradinaj 2 sepse Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjini Popovci ka përmbushur kërkesat nga dëgjimet publike në projektligji.

Nagavci tregon se çfarë iu ka thënë drejtuesve të SBASHK-ut.

“Sigurohuni që kërkesat të jenë legjitime”.

Pse duhet të jenë legjitim sipas Nagavcit është se nuk mund të krahasohet një rrogë e një mësimdhënësi në nivelin fillor më një mësimdhënës Universitar, sipas saj është jo e logjikshme që të kërkohet për të dyja palët nga 100 euro.

Ajo ka thënë se qeveria duhet mbështet dhe “duhet të identifikohen familje që jetojnë vetëm më një rrogë të mësuesit ose ata që i kanë rrogat më të vogla”.

Nagavci më tej është shprehur në RTV Dukagjini se për të përfunduar grevën e vitit 2019, Rrahman Jasharaj kishte rënë dakord me ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

“SBASHK-u në vitin 2019 e kishte shpallur grevën dhe kishte qëndruar 3 javë ditë duke e bllokuar mësimin dhe kërkesat ishte që të dërgohet ligji i pagave. Greva ishte ndërpre pas marrëveshjes me Kadri Veselin dhe më pastaj me ish-Kryeministrin, Ramush Haradinaj dhe pas kësaj ishte mbajtur takimi ku ishte komunikuar ky lajm”.

Sipas saj, Rrahman Jasharaj e kishte ndërprerë grevën edhe pse nuk kishte ndonjë përfitim për mësimdhënësit.

Projektligji i hartuar nga Qeveria Kurti 2 parasheh koeficient më të të mirë se sa ai i vitit 2019 më të cilin ishin pajtuar drejtuesit e SBASHK-u që ta ndalin grevën.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika