Kush po e ka guximin të ballafaqohet me KFOR-in, flet Shkelzen Sopjani

Shkelzen Sopjani, ekspert i sigurisë

Shkelzen Sopjani, eksperti i sigurisë, ka thënë se veriu i Kosovës është shembulli tipik i bashkëdyzimit të krimit të organizuar me struktura të sigurisë të një shteti.

“Edhe kӕta që i pamë sot, pate pjesëtarë të krimit të organziuar dhe pjesëtarë të strukturave të sigurisë…Ndoshta ne do të duhej të ishim më të kujdesshëm këto ditë prej të premtes deri më sot”, ka thënë Sopjani në emisonin “FIVE” në RTV Dukagjini.

Sopjani tutje ka thënë se të gjitha kapacitetet që i kemi duhet të vihen në funksion.

“Sepse k֝ëta njerëz që i pamë në veri sot unë besoj që për shumicëne  tyre strukturat tona të sigurisë kanë dhe informata e të dhëna”, ka shtuar ai.

Sopjani ka theksuar se Policia e Kosovës duhet të fokusohet më shumë tek këta individë, “me Iikufizu në lëvizje”.

“Fokusi duhet të jetë tek këta edhe pse është më sfiduese për organet e sigurisë…Sa më shpejtë që largohen këta persona prej skenës, arrestohen, aq më mire dhe aq më pak do të ketë probalitet për tensione të çdo lloj natyre”, ka shtuar tutje eksperti i sigurisë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika