Kush po prin në sondazhe, Kamala Harris apo Donald Trump?

Gazetarja Arbana Xharra, ka thënë se në sondazhet e tanishme për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërmjet Kamala Harris dhe Donald Trump, po prin Kamala Harris

Arbana Xharra- Gazetare

Gazetarja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Arbana Xharra, në emisionin “Rreth e Rrotull”, ka thënë se në sondazhet e tanishme po prin kandidatja për presidente, Kamala Harris.

“Tash për tash po prin Kamala Harris, janë edhe disa javë deri në zgjedhje mund edhe të ndryshojnë mirëpo po shihet një entuziazëm shumë i madh, ka pasur përpara se të kandidohej Kamala Harris nga Demokratët frika e thashetheme për donatorët, mirëpo u pa brenda një muaji që u mblodhën më tepër se 500 milionë dollar,” tha Xharra.

Ajo shtoi se mbështetja u pa edhe nga konventa që u mbajt në Çikago ku kishte pjesëmarrje të figurave të rëndësishme, e që sipas saj të gjitha sondazhet po sjellin në epërsi Kamala Harris.

Teksa, Harris dhe Trump do të përballen për herë të parë më 10 shtator, në një debat të drejtpërdrejtë televiziv, që mund të jetë po aq i rëndësishëm për garën sa edhe debati i 27 qershorit midis Trumpit dhe Bidenit, që e vulosi fatin e këtij të fundit.

Për këtë, Xharra thotë se është thënë që do të jetë me mikrofona të mbyllur.

“Demokratët kanë kërkuar që mikrofoni të jetë i hapur,” tha ajo.

Ndërsa shton se nga Trump përdoret çështja e emigrantëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Demokratët sipas saj thirren më shumë në politika sociale.

“Pikat që ka Trump-premtimet janë ato që republikanët ta mbështesin, domethënë përdoret edhe çështja e emigrantëve, sidomos muajt e fundit kanë ardhur një numër i madh i emigrantëve, ku ai thotë që ata po marrin vendet e punës për amerikanët, në anën tjetër demokratët thirren më shumë në politika sociale, ku prapavija e Kamala Harris, dhe zëvendësitv të saj, kandidatit për zëvendës president, të dy vijnë nga shtresa e mesme, dhe kjo bënë që kjo të rrit popullaritetin te amerikanët,” tha Xharra.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika