Kushtet për vizita tek ish krerët e UÇK-së vazhdojnë të jenë në fuqi

Shkelje e të drejtave të njeriut po konsiderohen kushtet e vendosura nga gjykata, për vizitat tek ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Bashkëluftëtarit të tyre, Nait Hasanit nuk i është lejuar të vizitojë asnjërin nga ta, tek tha se gjykata po vazhdon me padrejtësi. Dhomat e specializuara për Kosovën konfirmuan se ende janë në fuqi kushtet për vizitat e pa  privilegjuara.

Ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Nga Kosova  u nis për në Hagë, ndonëse nuk është e lejtuar që të i takoj ish-bashkëpartiakët e dikurshëm dhe bashkë-luftëtarët, Nait Hasanit arriti që të përcjell deklarimet para gjykatës të ish presidentit Hashim Thaçi, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt e Hajredin Kuçit.

“Ne nuk  kemi pasur mundësi të takohemi me ta drejtpërdrejtë sepse e kemi të ndaluar vizitat, por ne i përcollëm aty i takuam të tjerët që janë aty prezentë…Unë kam bërë kërkesa ata ma kanë refuzuar kërkesën edhe do të ju njoftojmë me një afat kohore, nuk më kanë njoftuar kam bërë kërkesë për Sali Mustafën, haxhi Shalën po ashtu të njëjtën ma kanë kthyer kështu që nuk ka ndonjë ndryshim njëherë”, ka thënë ish-pjesëtari i UÇK-së, Nait Hasani.

Tek i quan të padrejtat akuzat e reja ndaj Thaçit dhe të tjerëve për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, Hasani thotë se gjykata po bënë vazhdimisht shkelje të të drejtave të njeriut.

“Aty për çdo ditë shkelen të drejtat e njeriut unë njoftohem përmes familjarëve të tyre të cilët shkojnë në vizitë dhe ata tregojnë se janë masat shumë të rrepta një ndër masat është që bashkë me përkthyesit, gardianin bashkë me një person që rrinë në tavolinë aty edhe me incizim të vizitave edhe familjarëve kjo tregon se është një shkelje e jashtëzakonshme”, ka shtuar Hasani.

Në anën tjetër, nga Fondi për të Drejtën Humanitare tregojnë se në cilat raste gjykata mund të kufizojë apo të ndalojë vizitat për të akuzuarit.   

“Në këtë fazë nuk ka asnjë arsye të caktohet një ndalim i familjarëve për tu caktuar apo për tu marr një vendim të tillë duhet të ketë një arsye, nëse të akuzuarit nuk i kanë respektuar rregullat e paraburgimit apo kanë ndarë informata me palët e treta dhe në këtë fazë nuk kemi arsye të tilla”, ka thënë Amer Aliaj.

Nga Gjykata speciale, në një përgjigje për Dukagjinin kanë thënë se ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit vazhdojnë të jenë në fuqi kushtet e vendosura për vizitat në dhjetor të vitit të kaluar.

“Zhvillimi i vizitave: Prokuroria idenfikoi një numër shqetësimesh gjatë zhvillimit të vizitave. Si përgjigje, Trupi Gjykues vendosi që administratorja të sigurohet që: Të tre të akuzuarit të mos takohen më më shumë se një vizitor gjatë çdo kohe ( me përjashtim të vizitave nga bashkëshortët/partneret dhe fëmijët). Të mos kenë vizita nga një vizitor pa privilegje në të njëjtën kohë me një të të burgosur tjetër, ose brenda një afërsie kohore që mund të ofrojnë mundësitë për të ndërvepruar me njëri tjetrin ose me të tjerë të paraburgosur. Të paraburgosurit dhe vizitorët duhet të komunikojnë zëshëm dhe nuk u lejohet të fshehin ndonjë pjesë të bisedës me pëshpërima ose gjuhë të koduar. Procesi i aprovimit të vizitave: Para vendimit, shefi i Qendrës së Mbajtjes kishte diskrecionin e lejimit ose refuzimit të vizitave. Tani të gjitha vizitat fizike nga persona të paprivilegjuar për të tre të akuzuarit, shqyrtohen nga Administratorja, e cila është udhëzuar nga Paneli që të refuzojë vizita nëse përcakton se ka indikacione të besueshme se individi në fjalë është angazhuar ose mund të angazhohet në sjellje të palejueshme me integritetin e procesit dhe rregulloret e ndalimit.”

Në fund të 2023, Gjykata fillimisht kishte ndaluar vizitat për ish krerëve të UÇK-së, nën dyshimet se kanë zbuluar informacione për dëshmitarë, derisa më pas vendosi kushte specifike.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika