Përjeshtimit që i patën drojën veteranët e UCK-së në ligjin për pagën minimale të miratuar në Kuvendin e Kosovës nuk duket që do të ndodhë shpejtë.
Kjo pasi ky ligj tashmë është në duart e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese për t’u vërtetuar nëse ka ose jo shkelje ligjore në ligjin që siguron pagë 264 euro për puëntorët e sektorit privat.
Për para këtij vendimi tashmë u kuptua që nuk do të ndodhë as dekreti i Presidencës.
“Gjykata Kushtetuese sot e ka njoftuar presidenten Osmani se grupi parlamentar i AAK-së dhe dy deputetë të tjerë kanë kërkuar shqyrtimin e kushtetueshmërisë së Ligjit për Pagën Minimale. Rrjedhimisht, Presidentja Osmani nuk do ta nënshkruajë këtë ligj, përpara se të kryhet shqyrtimi në Kushtetuese”, ka thënë Bekim Kupina.
Afati ligjor për të kthyer përgjigjie gjykata është 60 ditë, mirëpo praktikat e Kushtetueses nuk janë gjithmonë konfromë këtij afati.
“Nga praktika e shohim që ky afat nuk është respektuar nga ana e Gjykatës Kushtetuese cka ka marr shumë kohë për të vendosur në këto raste e për më tëper përpos efikasitetit të kësaj gjykate në këto raste cka mund të thekosojmë që edhe ligji pëe gjykatën kushtetuese është problem sepse u mundëson vetëm 10 deputetëve që në secilin rast sipas fuqisë ligjore ta pezullojnë një ligj pa vendim të Gjykatës Kushtetuese pa masë të përkohshme”, ka thënë Gzim Shala nga IKD-ja.
E sipas ekonomistëve joserioziteti i Qeverisë aktuale po shtohet me ligjet e shpeshta të dërguara në gjykatën Kushtetuese.
“Dëmi më i madh që po i behet Kosovës është që shumë ligje të miratuara në Parlamentin e Kosovës përfundojnë në gjykatën kushtetuese që me të vertetë po e dëmtojnë imazhin e Kosovës e në këtë drejtim sa i përket pagës minimale kemi paralajmru që ka parregullsi në mungesë të një dialogu të mirëfillt publiko-privat po në vecanti ka një mungesë sa i përket dialogut social”, ka thënë Safet Gërxhaliu.
Ligji për pagën minimale më së shumti ka hasur në kundershtim nga veteranët e UÇK-së pasi që ky ligj nuk parasheh lidhjen e pagës minimale me pensionin e veteranëve sic ka qenë në të kaluarën.