Kushtetuesja e Francës refuzon kërkesën për referendum lidhur me reformën për pensione

Protesta në Francë. Foto: Reuters

Organi më i lartë kushtetues i Francës e hodhi poshtë më 5 maj tentimin e fundit të opozitës për ta zhbërë reformën e presidentit francez, Emmanuel Macron, për ta rritur moshën e pensionimit në 64 vjeç. Kushtetuesja tha se kërkesa për referendum nuk i plotësonte kriteret e nevojshme.

Kjo ishte hera e dytë që Këshilli Kushtetues hodhi poshtë planin për ta rikthyer moshën e pensionimit në 62 vjeç nëpërmjet një referendumi të mundshëm ose një projekt-ligji të ri. Nëse do të ishte aprovuar kërkesa, procesi do të ishte i gjatë dhe nuk do ta ndalte hyrjen në fuqi të ligjit të Macronit.

Këshilli Kushtetues vendosi se referendumi i propozuar nuk trajton një “reformë në politikat sociale … dhe për këtë arsye gjykon se ajo nuk i plotëson kushtet” të përcaktuara në Kushtetutën franceze.

Anëtarët e opozitës, kryesisht nga krahu i majtë, donin të nisnin një proces kompleks me shpresën për ta kundërshtuar ligjin e pensioneve të Macronit, që u miratua muajin e kaluar pavarësisht protestave të vazhdueshme në mbarë Francën.

Roli i Këshillit Kushtetues ishte të vlerësonte nëse kërkesa e opozitës plotëson kushtet ligjore për një referendum të mundshëm. Nëse do të ishte pranuar, mbështetësit do të kishin pasur nëntë muaj kohë për të mbledhur nënshkrime nga të paktën 4.8 milionë njerëz, apo 10 për qind të votuesve francezë.

Qeveria e Macronit më pas do të duhet të zgjidhte mes dy opsioneve: dërgimit të tekstit të opozitës në parlament për debat dhe më vonë për votim, ose të pres për gjashtë muaj për t’ua lënë votuesve në dorë përmes një referendumi. Propozimi do të çuar drejt një referendumi vetëm nëse nuk do të debatohej nga ligjvënësit.

Këshilli Kushtetues kishte hedhur poshtë një propozim të ngjashëm edhe në prill. Autorët e ribënë kërkesën pasi shtuan se nevojitet një ndryshim në financimin e sistemit të pensioneve të Francës.

Kjo procedurë, e krijuar në vitin 2015, nuk ka çuar ende në asnjë referendum.

Për më tepër, një vendim në favor të kërkesës për referendum nuk do ta kishte pezulluar ligjin e qeverisë së Macronit, që përdori një fuqi të veçantë kushtetuese për ta rritur moshën e daljes në pension pa një votim në parlament.

Macroni e ka mbrojtur reformën, duke thënë se ajo është e nevojshme për ta mbajtur në këmbë sistemin e pensioneve përderisa popullsia plaket.

Kjo reformë ka shkaktuar muaj protestash në rrugë nga kundërshtarët që argumentojnë se ka mënyra të tjera për ta financuar sistemin e pensioneve, si për shembull vendosjen e një takse për të pasurit ose për punëdhënësit.

Sindikatat kryesore të vendit të martën bënë thirrje për një raund tjetër demonstratash dhe grevash mbarëkombëtare më 6 qershor./rel/

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika