Ligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg është shpallur i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Gjykata ka konstatuar se ai nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Në aktgjykimin e publikuar të premten e 24 nëntorit është bërë e ditur, po ashtu, se kërkesa për masë të përkohshme është refuzuar me shtatë vota për, ndërsa një ishte kundër.
Aktgjykimi i Kushtetueses vjen pas shqyrtimit të rastit të parashtruar nga deputeti Arben Gashi, i përkrahur edhe nga nëntë deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës.
Tri partitë më të mëdha opozitare në Kuvendin e Kosovë patën kundërshtuar ligjin e hartuar nga Qeveria e Kosovës për vendosjen e çmimeve tavan në produktet themelore.
Ligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg është shpallur i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Gjykata ka konstatuar se ai nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Në aktgjykimin e publikuar të premten e 24 nëntorit është bërë e ditur, po ashtu, se kërkesa për masë të përkohshme është refuzuar me shtatë vota për, ndërsa një ishte kundër.
Aktgjykimi i Kushtetueses vjen pas shqyrtimit të rastit të parashtruar nga deputeti Arben Gashi, i përkrahur edhe nga nëntë deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës.
Tri partitë më të mëdha opozitare në Kuvendin e Kosovë patën kundërshtuar ligjin e hartuar nga Qeveria e Kosovës për vendosjen e çmimeve tavan në produktet themelore. /REL