Kushtetuesja nuk gjen shkelje të Kushtetutës në aktgjykimin ku Zoran Gjokiq u dënua me 12 vjet burgim

Gjykata Kushtetuese, përmes aktgjykimit të datës 7 nëntor 2023, ka lënë në fuqi dënimin prej 12 vjetësh burgim ndaj Zoran Gjokiq, i akuzuar për krime lufte në lagjen “Kristal” të Pejës

Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese, përmes aktgjykimit të datës 7 nëntor 2023, ka lënë në fuqi dënimin prej 12 vjetësh burgim ndaj Zoran Gjokiq, i akuzuar për krime lufte në lagjen “Kristal” të Pejës.

Kushtetuesja ka vlerësuar se aktgjykimet e Gjykatës Supreme, të Gjykatës se Apelit dhe  Aktgjykimi i Gjykatës Themelore, në këtë çështje penale, nuk janë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe as në kundërshtim me të drejtën për një proces të rregullt sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Aktgjykimi dënues i 11 shkurtit 2021, i shpallur nga Gjykata Themelore në Prishtinë, më pas i vërtetuar nga Gjykata e Apelit në nëntor 2021, tashmë ishte konfirmuar edhe nga shkalla e tretë.

“ Gjykata konstaton se zhvillimi i këtij procesi penal ne tërësi nuk shpalos shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 6 (3) (a) dhe (d) te KEDNJ-se”, thuhet në aktgjykimin e Kushtetueses.

Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se gjykatat e rregullta kane shpjeguar se me zgjerimin e aktakuzës nuk është rikualifikuar vepra penale e as nuk është renduar pozita e parashtruesit të kërkesës si i akuzuar, si dhe kanë respektuar të drejtat e mbrojtjes gjatë zhvillimit të procesit penal duke adresuar pretendimin e parashtruesit të kërkesës për dëgjimin e dëshmitarëve të rinj dhe se kanë respektuar parimin e barazisë së armëve duke dëgjuar dëshmitarët në favor dhe kundër parashtruesit të kërkesës, Zoran Gjokiq, raporton Betimi për drejtësi.

Sipas aktgjykimit të Kushtetueses, pretendimi i parashtruesit të kërkesës për shkelje procedurale për shkak se prokuroria dhe gjykatat e rregullta nuk ia kanë dhënë mundësinë mbrojtësit të tij që të deklarohet për aktakuzën e ndryshuar dhe të zgjeruar kundër tij, nuk shpalos shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 6 (3) (a) te KEDNJ-së.

Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se gjykatat e rregullta nuk kanë mohuar të drejtën e parashtruesit të kërkesës për të propozuar dëshmitarë të rinj, veçse të njëjtat kanë theksuar se propozimi i dëshmitarëve vlen edhe për palët e dëmtuara, çka është në pajtim me barazinë e plotë të armëve të palëve në këtë çështje penale ashtu siç garantohet me 32 nenin 31 të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 6-3-d të KEDNJ-së.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika