Kushtetuesja rrëzon pjesërisht Ligjin e Pagave, Tahiri: Dështim pas dështimi, nga qeverisja e mashtrimit

Pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi pjesërisht Ligjin e Pagave, ka reaguar deputeti nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, duke thënë se "këto janë rezultate të një logjike të mbrapshtë"

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi pjesërisht Ligjin e Pagave.

Përmes një postimi, Tahiri e ka cilësuar këtë situatë si “dështim pas dështimi“.

“Anëtarët e kësaj qeverie, i madh e i vogël, kanë nevojë për trajnime nga ish Gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, nga njohës të shtetit të së drejtës, si dhe nga njohjës të ndarjes së pushteteve në një shtet demokratik”, ka shkruar Tahiri.

Deputeti Tahiri është shprehur se këto janë rezultate të “një logjike të mbrapshtë“.

Gjykata Kushtetuese e ka aprovuar kërkesën e Avokatit të Popullit në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërinë e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.

Kështu, Kushtetuesja ka rrëzuar disa nga nenet e këtij ligji.

Lexo dhe: Kushtetuesja rrëzon pjesërisht Ligjin e Pagave

Më tej, Kushtetuesja i ka kërkuar Kuvendit që brenda 6 muajve, nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi, t’i ndryshojë nenet e Ligjit, të cilat janë shpallur antikushtetuese.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika