Kushtetuesja u jep të drejtë punëtorëve për orët shtesë, KEK-u nuk e respekton vendimin

Mbi 3 milionë euro i ka borxh KEK-u ndaj punëtorëve për orët shtesë të cilat nuk ua kishe kompensuar. Paditë për këto mjete, i kanë fituar punëtorët dhe kanë vendim në favor të tyre edhe nga Gjykata Kushtetuese, por kjo nuk e ka ndryshuar situatën. Por sindikalistët e kësaj ndërmarrjeje, paralajmërojnë veprime nëse kërkesat e tyre nuk përfillen

Kanë përfunduar orarin e rregullt të punës dhe këta punëtorë të KEK-ut po shpërndahen.

Por jo gjithmonë e sidomos vikendeve, orari i tyre përshatet me atë që e kanë në kontratën e lëshuar nga punëdhënësi.

Orët shtesë, zakonisht i bëjnë në fundjavë, megjithatë ato një pjese të punëtorëve nuk iu paguhen nga koorparata e KEK-ut.

Alush Muçolli, është një prej punëtorëve që thotë se Korporata, i ka borxh një shumë të konsiderueshme, si rezultat i mos-pagesës së orëve shtesë.

“Aty diku prej 3500- 4000 euro është shuma që duhet të kompenzohem, dallon përshkak që varet edhe prej gradës që ka, punështesë na bjen vikendit zakonisht nga 2-3 orë shtesë”, ka deklaruar Muçolli.

Rasti i Muçollit, është një prej mbi 2 mijë rasteve të punëtorëve, që për këtë çështje kanë ndërmarrë veprime konkrete.

U janë drejtuar institucioneve të drejtësisë, dhe të gjitha instancat, që nga viti 2011 i kanë dhënë të drejtë atyre, përfshirë Gjykatën Kushtetuese së fundmi.

“Gjykata i analizoi pretendimet e parashtruesit te kërkesës me ç’rast edhe konkludoi që të gjithat aktgjykimet e kontestuara për nga përmbajtja i plotësojnë kriteret e një vendimi gjyqësor të arsyetuar, gjë që është pikërisht në përputhje me kërkesat e nenit 160 paragrafi 4 të LPK-së, nga sa u tha më lart, pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në kontekstin e vendimeve gjyqësore të paarsyetuara Gjykata i hodhi poshtë si pretendime që bien në kategorinë pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”.

Por vendimet e gjykatave, përfshirë atë të Kushtetueses, nuk e kanë ndryshuar situatën dhe mjetet nuk u janë kompensuar punëtorëve.

Kyetari i Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut, Nexhat Llumnica, thotë se KEK-u, po bënë edhe vepër penale me mos ekzekutimin e këtyre mjeteve, derisa paralajmëron se nuk do të rrijnë duarkryq.

“Ne e kemi paralajmeru menaxhmentin e KEK-ut qe një kohë të gjatë e sidomos pas vendimit të gjykatës kushtetuese do të bëjmë kallxim penal, pezullim të punës apo edhe protesta”, ka deklaruar Llumnica.

Televizioni, për këtë temë i ka dërguar pyetje edhe KEK-ut por nuk ka pranuar përgjigje nga kjo ndërmarrje.

Vlera e pëgjithshme që Korporata Energjeetike e Kosovës u detyrohet punëtorëve është rreth 3 milion e 300 mijë euro, ku përfshihen 2,371 punëtorë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika