Sallatat janë të shijshme, të shëndetshme dhe nuk llogariten edhe aq si pjata kryesore e ngopjes.
Por sallata e njohur me emrin kuskus maroken, i ka të gjitha vlerat ushqyese, sa nuk mund të konsumosh diçka tutje, pasi që të ngop mjaftueshëm.
Le të fillojmë procedurën se si t’a bëjmë pjatën kryesore të rëndësishme me produkte që në vete kanë vlera ushqyese.
Pra, çfarë ka në këtë kuskus?
- perime të freskëta: speca, karrota, qepë,
- cilantro dhe nenexhik i freskët
- limon
- erëza – shafran i Indisë, qimnon, kanellë dhe koriandër
- vaj ulliri
- supë pule me natrium të ulët
- qiqrat
- bajame
- rrush të thatë
- kuskusi
Përbërësit kryesor për kuskus:
- 1 e ½ gotë kuskus i imët
- 1 e ½ gotë ujë
- 150 gr qiqra të konservuara
- 2 kastraveca të prera në formë kubëza
- ½ spec i gjelbër i prerë në formë kubëza
- 3 rrepa të prera hollë
- 2 lugë gjelle bajame
- 2 lugë gjelle ullinj
- 2 qepë të reja e të grira imët
Përbërësit kryesor
- ¼ gotë vaj ullini
- ¼ gotë lang limoni
- 1 thelb hudhër (e grirë)
- 1 lugë gjelle mjaltë
- ½ lugë çaji kripë
- ¼ lugë çaji piper i zi
- Puna si të vazhdojmë tutje:
Hapi 1
Vendos ujin në tenxhere dhe vloje mirë.
Pastaj shto pak kripë dhe kuskusin.
Përzije masën mirë dhe vendose kapakun e tenxherës sipër.
Largo tenxheren prej zjarrit dhe leje me pushu kuskusin rreth pesë minuta; deri sa të i shteret uji. Me lugë druri ose pirun përzieje ngapak kuskusin dhe leje me u ftoftë për 10 minuta.
Hapi 2
Perimet i prejmë në copëza të imëta.
Shto në një enë lëngun e limonit, mjaltën, hudhrën dhe përziejë mirë.
Servoje sallatën si pjatë.
Shtoji masës kripë dhe biber sipas dëshirës. Perimet bashkë me kuskusin vendosi në një enë të thellë. Shto përbërësit kryesor dhe përzije sallatën mirë.
Mos harro me ia shtu edhe djathin e imtësuar.
Dhe ja si duket pjata përfundimtare.