Kuvendi anulon logon e re për shkak të ngjashmërisë me një dizajn tjetër

Kuvendi i Kosovës ka vendosur të anulojë logon e re për shkak të ngjashmërisë me një dizajn tjetër

Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, RFE/RL.

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka vendosur të anulojë logon e re të përzgjedhur, pas kritikave për ngjashmërinë e saj me një tjetër logo.

Vendimi u mor nga Kryesia e Kuvendit, ku u konstatua se edhe pse logoja nuk ishte identike me dizajnin tjetër, ngjashmëritë ishin të mjaftueshme për të kërkuar modifikime.

“Pas njoftimit që kemi pranuar se ka pasur reagime nga persona të fushës së dizajnit apo mediatike, Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e rregullt të mbajtur më 23.09.2024 e ka trajtuar çështjen e logos së Kuvendit dhe ka konstatuar se e njëjta nuk duhet të këtë ngjashmëri me ndonjë logo tjetër, pavarësisht se logoja e përzgjedhur nga Juria profesionale nuk ka qenë identike me logon më të cilën është krahasuar”, thuhet në njoftim.

Operatori ekonomik do të kthejë fondet dhe të drejtën e autorit mbi dizajnin. Në vijim, Kuvendi do të shpallë një konkurs të ri për përzgjedhjen e logos.

“Ndërsa, pas një takimi ndërmjet përfaqësuesve të Kuvendit dhe operatorit ekonomik fitues, është konstatuar se logoja e përzgjedhur ka ngjashmëri me logon e krahasuar, pavarësisht se nuk janë identike. Të dy palët u pajtuan që Kuvendi i Kosovës duhet të këtë logo e cila nuk ka ngjashmëri me asnjë logo tjetër.

OE zyrtarisht u pajtua që të kthejë mjetet financiare të pranuara nga Kuvendi, si dhe ka kërkuar që të kthejë në pronësi të saj të drejtën e autorit të logos së propozuar”.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika