Kuvendi bëhet institucioni i parë në Kosovë me dhomë të gjidhënies

Deputetja e VV-së, Tinka Kurti ka bërë të ditur se Kuvendi i Kosovës do ta ketë dhomën e gjidhënies, duke u bërë kështu institucioni i parë në Kosovë që ka këtë dhomë

Kuvendi i Kosovës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje(VV), Tinka Kurti, ka njoftuar se Kuvendi i Kosovës do të ketë dhomën e veçantë për gjidhënie.

Si kryetare e Grupit të Grave Deputete(GGD), Kurti ka thënë se është e lumtur që kjo kërkesë e saj për formimin e kësaj dhome tashmë është realizuar, kështu duke u bërë Kuvendi si institucioni i parë me këtë dhomë.

“Jam fort e lumtur që Kryetari i Kuvendit dhe Sekretari e kanë aprovuar dhe kjo tashmë është duke u realizuar. Deputetet dhe të punësuarat e Kuvendit të cilat kanë nevojë t’i ushqejnë fëmijët e tyre me qumësht gjiri do ta kenë së shpejti këtë hapësirë të veçantë e cila po bëhet sipas rekomandive të OBSH-së”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti ka theksuar se tjetër rekomandim i kësaj organizate është edhe hartimi i politikave përkrahëse dhe zbatimi i tyre nga politikanet e politikanët.

Ajo ka thënë se një kërkesë e tillë do t’u dërgohet edhe institucioneve të tjera publike dhe private.

“Kjo është e rëndësishme për të drejtat e grave në punë. Është e rëndësishme për mirëqenien e grave gjidhënëse e të punësuara dhe nganjëherë jetike për fëmijën.
Gjidhënia është mirëqenie. Gjidhënia është politike”, ka përfunduar ajo.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika