Kuvendi i Republikës së Kosovës sot mbanë seancë plenare, ku për rend dita ka debatin parlamentar për politikën e jashtme të vendit.
Sipas kalendarit të aktiviteteve të Kuvendit, seanca plenare do të fillon në orën 13:00.
Që nga njohja e Izraelit, Kosova nuk ka pranuar më asnjë njohje. Gjithashtu, edhe në vitin që lamë, vendi nuk është pranuar në asnjë organizatë ndërkombëtare.
Moratoriumi që ishte pjesë e Marrëveshjes së Uashingtoni i cili ishte në fuqi deri në shtator të vitit që lamë është konsideruar sanksionues për vendin, mirëpo, tashmë janë mbi gjashtë muaj prej se kur ka kaluar dhe nuk është parë asnjë hap konkret drejt sjelljes së ndonjë njohje apo anëtarësimi të vendit në ndonjë mekanizëm ndërkombëtarë.
Partitë opozitare dhe shoqëria civile kritikojnë institucionet për ngërç dhe për mungesë të konsolidimit dhe plani konkret për politikë të jashtme.
Shkarkimet e ambasadorëve dhe stafit diplomatikë, nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, kishin lënë ambasadat për një kohë të gjatë të zbrazura, gjë që ishte kritikuar për mungesë vizioni diplomatik.
Nga ana tjetër, në ekzekutiv thonë se nën udhëheqjen e tyre politika e jashtme ka qenë prioritet dhe asnjëherë më shumë nuk ka pasur vizita bilaterale.
E para e vendit, presidentja Vjosa Osmani muaj më parë kishte thënë se Kosova meriton që të njihet nga gjitha bota demokratike, nga të gjitha shtetet anëtare të OKB-së sepse nuk ka asnjë arsye qoftë historike, politike e ligjore që do t’i jepte dikujt arsye që të mos e njihte Kosovën.
Por, edhe kjo është kritikuar për qasjen ndaj politikës së jashtme, madje nga subjektet opozitare është quajtur “noterë” e qeverisë Kurti.