Kuvendi: Deputetët e dorëhequr nuk marrin më paga

Kuvendi i Kosovës ka dalë me një sqarim rreth përfitimeve të ish-deputetëve të cilët janë dorëhequr nga mandati i tyre duke shpjeguar se deputetët të cilët japin dorëheqje nga ajo ditë nuk gëzojnë të drejtën për pagë deri në 12 muaj

Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës





Kuvendi i Kosovës ka dalë me një sqarim rreth pagesës së deputetëve të dorëhequr nga mandati i tyre.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës, kur Kuvendi shpërndahet deputetët kanë të drejtë të kenë pagën kalimtare e cila rrjedh më së shumti deri në 12 muaj, por kjo nuk vlen edhe për deputetët që japin dorëheqje.

Kuvendi në njoftim ka theksuar se deputeti i cili jep dorëheqje nga ajo ditë i pushojnë të gjitha të drejtat që mund të kishte përfituar si ish-deputet, përfshirë këtu edhe pagën kalimtare deri në 12 muaj.

“Kur Kuvendi shpërndahet, qoftë pas mandatit të rregullt apo me ndërprerje të mandatit, deputetët e legjislaturës përkatëse gëzojnë të drejtën në pagë kalimtare deri në një sistemim të ri, më së shumti 12 muaj. Ndërsa kur deputeti jep dorëheqje, nga ajo ditë i pushojnë të gjitha të drejtat që mund të kishte përfituar si ish-deputet, përfshirë edhe pagën kalimtare deri në 12 muaj”, thuhet në sqarim.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika