Kuvendi e miraton në parim Projektligjin për pagën minimale, Humolli lëshon sallën

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar ndryshimin e Projektligjit për pagën minimale. I vetmi nga deputetët e pozitës që votoi kundër ishte Fatmir Humolli i cili më pas edhe e lëshoi sallën

Me 68 vota për, asnjë votë kundër dhe 6 abstenime, miratohet në parim Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

I vetmi deputet i partisë në pushtet që votoi kundër ishte deputeti Fatmir Humolli, i cili edhe e lëshoi sallën pas votimit në parim të projektligjit.

Pro kishin votuar edhe Lista Serbe, të cilët pas votimit edhe ata e lëshuan sallën.

Ndërsa deputetët e grupit multietnik kanë abstenuar.

Kundër këtij ndryshimi të projektligji kanë qenë partitë opozitare LDK dhe AAK, kurse PDK-ja nuk ka marrë pjesë në seancë.

Ndërkaq, organizatat e veteranëve të luftës kishin paralajmëruar protesta dhe ‘destabilizim’ të vendit nëse kalon projektligji në fjalë.

Të hënën e kaluar, veteranët protestuan para Kuvendit të Kosovës, me kërkesën që pensioni i veteranit të përfshihet në Projektligjin për Pagën Minimale. Projektligji nuk kaloi për shkak të mungesës së kuorumit në Kuvend, teksa u votua këtë të martë.

Me projektligjin e votuar paga minimale do të rritet në 264 euro bruto.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika