Ilir Kërçeli ka bërë të ditur se Kuvendi i Kosovës ka filluar publikimin e të gjitha kontratave me të gjithë operatorët.
Përmes një postimi në Facebook, Shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Kërçeli ka thënë se ky veprim i Kuvendit të Kosovës vjen si një dëshmi e transparencës së punës.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës me aprovimin e kryetarit Konjufca ka marrë vendim që të publikohen në webfaqen e saj zyrtare të gjitha kontratat me të gjithë operatorët. Ky vendim për publikimin e kontratave për publikun vjen për të treguar transparencën e punës së Kuvendit të Kosovës!”, ka shkruar Kërçeli në llogarinë e tij në Facebook.