Në vazhdën e traditës që tashmë është krijuar, Kuvendi i Kosovës edhe këtë vit do t’i hapë dyert për bashkatdhetarët.
Mërgimtarët mund ta vizitojnë Kuvendin më 24 dhe 25 korrik, në organizimin që tashmë edhe ka marrë emrin, “Bashkatdhetarët në Kuvend”.
Në njoftim thuhet se të gjithë të interesuarit për t’i vizituar ambientet e Kuvendit të Kosovës mund ta bëjnë që nga fillimi i orës 08:00 deri në 16:00.
Ndryshe, edhe këtë vit Kosovën e kanë vizituar një numër i madh mërgimtarësh nga shumë vende të botës.