Kuvendi i Kosovës këtë javë do të mbajë dy seanca.
Kështu ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila.
Kusari-Lila ka bërë të ditur se seanca e rregullt plenare do të mbahet të enjten e 16 shkurtit, ndërsa të premten e 17 shkurtit, do të mbahet seancë solemne në nder të 15-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
“U dakorduam që seancë e re e rregullt të mbahet ditën e enjte më 16 shkurt, me propozimet e pikave të rendit të ditës, ndërsa të premten seancë solemne në nder të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës”, ka deklaruar ajo.