Kuvendi i Kosovës mban seancë, do të diskutohet për mosliberalizimin e vizave

Kuvendi i Kosovës do të mbajë vazhdimin e seancës dhe një seancë të re. Ndër pikat e rendit të ditës në seancën e re është edhe debati parlamentar për mosliberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian

Të enjten e 21 korrikut, Kuvendi i Kosovës do të mbajë vazhdimin e seancës dhe një seancë plenare të re.

E para do të nisë në orën 10:00, kurse seanca tjetër në orën 11:00.

Pikë diskutimi në seancën e re plenare do të jetë mosliberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Pikat e tjera të rendit të ditës janë, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-120 për Ushqimin, propozimi për zëvendësimin e anëtarit në komision parlamentar, shqyrtimi i Propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve.

Pos tyre, gjatë seancës do të shqyrtohet edhe Raporti vjetor i Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021.

Po ashtu, do të bëhet shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2021, shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Kosovës nr. 12/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës, shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Kosovës nr. 13/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”, ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit.

Ndryshe, më 25 dhe 26 qershor të këtij viti është mbajtur Samiti i Bashkimit Evropian, por Kosova nuk e mori lajmin e shumëpritur për heqjen e vizave.

Ndonëse Kosova mbetet i vetmi vend në Evropë që ende nuk mund të lëvizë pa viza në vendet e BE-së, Qeveria e Kosovës vazhdimisht ka ritheksuar se ka plotësuar çdo kriter nga, gjithsejtë, 95 sa i ka vendosur BE-ja në udhërrëfyesin për liberalizim.

Megjithatë, procesi është penguar nga disa shtete anëtare të BE-së, sidomos nga Franca e cila i ka shprehur rezervat e saj për këtë çështje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika