Të premten e 18 nëntorit, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës.
Në këtë seancë, në mesin e shumë pikave, në rend dite do të jetë shqyrtimi i propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë dhe shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.
Pikat e tjera në rend dite
- Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-175 për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar,
- Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021.