Të martën e tetë nëntorit, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme duke filluar nga ora 10:00.
Ndërsa, nga ora 11:00 do të mbahet seanca plenare.
Në rend të ditës gjatë këtyre seancave do të jetë shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-179 për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.
Po ashtu, rend dite është dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-183 për mbështetjen e punëve publike.
Rend dite do të jetë dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/ L-149 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për noterinë.