Të enjten e shtatë korrikut, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar rezolutën e propozuar për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë të Bosnjë dhe Hercegovinës, të cilën e kishte shkaktuar regjimi i ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Milloshoviq.
Në seancën për miratimin e rezolutës që e dënon gjenocidin e Serbisë në Sebrenicë të Bosnjë dhe Hercegovinës kanë marrë pjesë 133 deputetë, ku të gjithë kanë votuar pro rezolutës.
Deputeti i Partisë Demokratike(PD), Tritan Shehu, kishte propozuar katër amendamente, por që të gjitha nuk i kishin siguruar votat e nevojshme.
Pas refuzimit të rezolutës që kishte propozuar ish-kryeministri, Sali Berisha, Partia Socialiste ka propozuar rezolutën e re, e cila u miratua nga të gjithë deputetët e pranishëm në Parlamentin e Shqipërisë.
Sipas propozimit, ajo emërtohet zyrtarisht si një rezolutë “Në përkujtim të viktimave të gjenocidit në Bosnjë”.