Kuvendi i Shqipërisë nuk e voton rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë

Parlamenti i Shqipërisë nuk e ka votuar rezolutën e paraqitur nga Partia Demokratike (PD), për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë të Bosnjë-Hercegovinës

Parlamenti i Shqipërisë e ka rrëzuar kërkesën e deputetit të Partisë Demokratike, Tritan Shehu për të votuar një rezolutë që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë të Bosnjë-Hercegovinës.

Ish- kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar se njohja e gjenocidit në Srebrenicë është një akt i domosdoshëm dhe kusht themelor që historia e njëjtë të mos përsëritet.

Në kohën kur u hodh në votim kjo rezolutë, Berisha është parë duke i incizuar deputetët të cilët kishin votuar kundër.

Ndërkaq Berishës iu kundërpërgjigj kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili e akuzoi atë duke thënë se në kohën sa ishte president i Shqipërisë ka lejuar furnizimin me naftë të ushtrisë jugosllave gjatë masakrës në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës.

Ndërkaq, mosvotimin e rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë, deputeti i PD-së, Tritan Shehu, e ka quajtur akt të shëmtuar.

“E shëmtuar, është një dilemë që na vendos një amë të rëndë përpara botës demokratike, Këta zotërinj sot nuk pranojnë rezolutën. Parlamenti Europian ka caktuar datën 11 korrik për të kujtuar viktimat. Në parlamentin shqiptar ne nuk kemi kaluar asnjë rezolutë. Perse? Çfarë fsheh kjo? Është vepër e shëmtuar, një shfaqje paprecedent, një shfaqje turpi”, ka thënë Shehu.

Debati për këtë rezolutë ka vazhduar me akuza e kundërakuza mes pozitës dhe opozitës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika