Kuvendi këtë të enjte mban seancë të re

Kryesia ka vendosur që Kuvendi i Kosovës të mblidhet të enjten në një seancë plenare të re

Kuvendi i Kosoves

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas mbledhjes së Kryesisë, ka thënë se kanë vendosur që të enjten të ketë seancë të re.

Ai ka kërkuar nga të gjitha partitë konsensus për miratimin e rregulloreve që kanë të bëjnë me punën e Kuvendit.

“E mbajtëm këtë mbledhje të Kryesisë, por kësaj radhe më shumë i kushtuam rregulloreve të cilat i kemi shumë të rëndësishme për funksionalizimin e Kuvendit dhe reformat që jemi duke i bërë. Tri nga këto rregullore kaluan, një nuk kaloi, por mbetet që të arrijmë një konsensus mundësisht në javën e ardhshme, dhe këto janë shumë të rëndësishme”, ka thënë Konjufca, shkruan EO.

Ndryshe, sot Kuvendi është mbledhur për t’i diskutuar pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika