Kuvendi mban debat parlamentar për situatën në veri të Kosovës

Debat parlamentar që pritet të mbahen (sot) vie pas zhvillimeve të fundit në komunat në veri të Kosovës, aty ku serbët lokal janë duke protestuar kundër kryetarëve të zgjedhur

Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë debat parlamentar për situatën në veri të Kosovës, të premten e 2 qershorit.

Siç thuhet në faqen zyrtare të tyre, e njëjta pritet të nisë me fillim nga ora 10:00.

Ky debat parlamentar vije pas zhvillimeve të fundit në komunat në veri të Kosovës, aty ku serbët lokalë janë duke protestuar kundër kryetarëve të zgjedhur.

Protestat nisën më 26 maj me mbledhjen e serbëve lokalë para objekteve të komunave, me qëllim pengimin e hyrjes së kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit në to.

Zgjedhjet, në të cilat, u zgjodhën këta kryetarë, u bojkotuan nga shumica e qytetarëve serbë.

Njëherit, më 29 maj, trupat paqeruajtëse të KFOR-it ndërhynë në Zveçan, me ç’rast rreth 30 ushtarë u lënduan.

SHBA-ja ka kërkuar nga Kurti që Qeveria nuk duhet të insistojë që kryetarët e komunave të punojnë nga ndërtesat komunale dhe largimin e forcave të Policisë së Kosovës nga ndërtesat komunale.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Hovenier ka ritheksuar se, sipas tij, veprimet e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës kanë krijuar situatat e fundit në veri.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika