Kuvendi mban dy seanca këtë javë, në njërën prej tyre diskutohet për vlerën e koeficientit

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka bërë të ditur se këtë javë do të mbahen dy seanca, njëra të mërkurën, ndërsa tjetra të enjten, e cila në rend dite do ta ketë shqyrtimin e parë të projektligjit për ndarjet buxhetore ku do të diskutohet për vlerën e koeficientit

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës këtë javë do të mbajë dy seanca.

Kështu ka bërë të ditur shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes (VV), Mimoza Kusari-Lila pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

Kusari-Lila ka bërë të ditur se seanca e parë do të mbahet të mërkurën e 8 shkurtit duke filluar nga ora 12:00 dhe në rend dite do të ketë shqyrtimin e pikave të papërfunduara të seancave të kaluara.

Ndërsa, të enjten e 9 shkurtit do të mbahet seancë plenare në orën 10:00 ku në rend dite do të ketë një mori votimesh, në mesin e shumë pikave do të jetë edhe shqyrtimi i parë i projektligjit për ndarjet buxhetore ku do të diskutohet për vlerën e koeficientit që është përcaktuar nga Qeveria e Kosovës të mërkurën e 1 shkurtit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë kishte bërë të ditur se vlera e koeficientit për vitin 2023 do të jetë 105.

Ndër të tjera, Kusari-Lila në këtë konferencë për media ka shprehur ngushëllime për viktimat që kanë humbur jetën në tërmetin e fuqishëm që ka goditur Turqinë dhe Sirinë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika