Kuvendi mban seancë, do të diskutohet për punën njëvjeçare të Qeverisë

Në seancën e së premtes në Kuvendin e Kosovës do të diskutohet për punën e Qeverisë së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës, të premten e 13 majit, do të mbajë vazhdimin e seancës, ndërsa në rend dite është edhe debati parlamentar për punën e Qeverisë së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.

Seanca do të fillojë në orën 11:00.

Si rendi i ditës në këtë seancë do të jenë pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 5 maj 2022.

Pjesë e rendit të ditës do të jetë edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Ndër to, është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Pastaj do të jetë shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.

Do të diskutohet edhe për emërimin e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, gjithashtu, edhe formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar.

Ndërkaq si pjesë e kësaj seance do të jetë edhe debati parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika