Kuvendi mban seancë lidhur me kontratat njëburimore të nënshkruara gjatë Qeverisë Kurti

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen në ora 10:00 për të mbajtur seancë të jashtëzakonshme

Deputetët e Kosovës këtë të enjte do të mblidhen në një seancë të jashtëzakonshme.

Seanca pritet të nisë në orën 10:00.

Në rend dite është shqyrtimi i Propozim-rezolutës për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.

Kjo rezolutë i është prezantuar Kuvendit të Kosovës nga partitë opozitare, të cilat kanë nënshkruar kërkesën për seancë.

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, pas mbledhjes së Kryesisë më 11.03.2024, ka thënë që janë mbi 350 tenderë të tillë, pasi “tender njëburimor nënkupton dhënia e punës publike duke mos u shpallur publike, por duke thirrur kompani dhe duke i përzgjedhur në bazë të preferencës”.

“Ne konsiderojmë që kjo është çështje që duhet të diskutohet në Kuvend dhe do të shohim mundësitë e krijimit të komisionit hetimor parlamentar”- kishte thënë Gashi.

Ndërkaq, shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ishte shprehur se kontratat njëburimore si burim kryesor e kanë korrupsionin dhe e dëmtojnë buxhetin e shtetit.

Tahiri ka thënë se do të iniciojnë një komision hetimor për kontratat njëburimore.

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se numri i madh i kontratave njëburimore duhet të adresohet te Prokuroria e Kosovës.

“Ne si opozitë kemi dhënë mbështetje për seancën e jashtëzakonshme për kontratat njëburimore. Një numër i madh i këtyre kontratave duhet t’i nënshtrohen një hetimi serioz dhe një adresimi te Prokuroria e Kosovës”- ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika