Kuvendi mban seancë, në rend dite projektligji për pagat dhe ai për zyrtarët publikë

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës pritet të nisë në ora 10:00, ku në rend dite do të jenë projektligji për pagat në sektorin publik dhe projektligji për zyrtarët publikë

Kuvendi i Kosovës





Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën plenare të radhës të premten, gjersa përgjatë saj, në rend dite është Projektligji për pagat në sektorin publik si dhe Projektligji për zyrtarët publikë.

Seanca e Kuvendit do të nisë në ora 10:00, ndërsa në rend dite janë 29 pika.

Rendi i ditës:

-Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

-Deklarimet jashtë rendit të ditës,

-Pyetjet parlamentare,

-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-146 për Zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shenjëstruara,

-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-099 për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore,

-Formimi i Komisionit Ad-hoc për hartimin e Projektligjit për zhvillimin e procesit të vlerësimit kalimtar,

-Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët publik,

-Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-196 për Pagat në sektorin publik,

-Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

-Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative,

-Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-192 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit,

-Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-182 për Konfliktet Administrative,

-Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-191 për Ekspertët Gjyqësor,

-Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës,

-Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor,

-Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,

-Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2021,

-Shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2021,

-Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik për vitin 2021,

-Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021,

-Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2021,

-Shqyrtimi i Raportit vjetor të Statistikave të Kosovës për vitin 2021,

-Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-021 për kontrollin e brendshëm të financave publike,

-Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.06/L-087 për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë,

-Shqyrtimi i Planit Kombëtar të Radio-frekuencave,

-Formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,

-Zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,

-Zgjedhja e një anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,

-Zgjedhja e një zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.

 





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika