Kuvendi mban seancë, në rend dite tetë pika

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të enjten me fillim prej orës 10:00 në seancën e re plenare, në të cilën do të diskutojnë për shqyrtimin e disa projektligjeve

Kuvendi i Kosovës

Të enjten e 28 korrikut, në Kuvendin e Kosovës do të zhvillohet seanca plenare ku në rend dite është shqyrtimi i disa projektligjeve.

Fillimisht janë deklarimet jashtë rendit të ditës dhe më pas pyetjet parlamentare para shqyrtimit të projektligjeve.

Në rend dite është shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të instrumentit të paraanëtarësimit (IPA III).

Pos kësaj, do të shqyrtohet projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për financim të politikave zhvillimore për financa publike dhe rritje të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Po ashtu, do të shqyrtohet edhe projektrregullorja e Kuvendit.

Shqyrtimi i dytë i projektligjit për financimin e subjekteve politike, ai për ndryshimin e ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, shqyrtimi i parë i projektligjit për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale, ai për Shëndetësi dhe shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas më 2021 janë pikat e tjera të rendit të ditës.

Ndryshe, më 25 korrik, kryesia e Kuvendit është dakorduar që të caktohen dy seanca të Kuvendit, njëra më 28 korrik (të enjten) kurse tjetra me 29 (të premten), e cila është vazhdim i seancës së kaluar.

Në seancën e së premtes një nga pikat kryesore të rendit të ditës do të jetë diskutimi për mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika